Së shpejti — lista e pritjes është hapur

Servisi yt,
i gjithi në një sistem.

Pranimi i pajisjes, radha e punëve, teknikët, magazina e pjesëve dhe faturat fiskale — në një vend të vetëm. Dhe klienti e ndjek riparimin online, pa të marrë në telefon.

✓ Pa kartë krediti ✓ Në shqip ✓ Fatura fiskale
0sekonda për të pranuar një pajisje
0telefonata "a është gati?"
1sistem për gjithë servisin
Si funksionon

Nga banaku te dorëzimi,
pa humbur asgjë.

  1. 01

    Pajisja hyn

    Klienti, pajisja, defekti, prioriteti. Printo faturën e pranimit me kodin e ndjekjes dhe pajisja hyn në sistem.

  2. 02

    Teknikut i caktohet puna

    Sheh kush e ka marrë, në çfarë faze është dhe sa ditë ka që rri. Punët që vonojnë ngjyrosen vetë.

  3. 03

    Pjesët dalin nga magazina

    Stoku zbritet automatikisht. Sheh koston, shitjen dhe fitimin për çdo pjesë — dhe të lajmëron para se të mbarojë.

  4. 04

    Klienti merr pajisjen

    Fatura fiskale del nga i njëjti sistem. Klienti vlerëson shërbimin, ti e sheh vlerësimin.

Veçoritë

Gjithçka që i duhet
një servisi serioz.

📋

Radha e punëve

Çdo riparim nga pranimi te dorëzimi. Statuse të qarta, teknik i caktuar dhe alarm për punët që vonojnë.

Pranim i shpejtë

Formular i menduar për banak: klienti, pajisja, defektet, prioriteti, garancia. Në sekonda, jo minuta.

📦

Magazina e pjesëve

Stok, kosto, shitje dhe fitim për çdo pjesë. Përputhshmëria sipas markës e modelit dhe alarm kur bie stoku.

📊

Raporte që kuptohen

Sa punë u bënë, sa hyri, çfarë prishet më shpesh, cila markë vjen më shumë. Vendime me shifra, jo me ndjesi.

🧾

Fatura fiskale

Fiskalizimi dhe kontabiliteti brenda sistemit. Pa kaluar te programe të tjera dhe pa shkruar dy herë.

👥

Teknikët

Kush punon çfarë, sa punë ka mbaruar secili dhe specializimet e tyre. Ndarje e qartë e përgjegjësisë.

Për klientin

Klienti e ndjek
riparimin, online.

Me faturën e pranimit klienti merr një link. E hap në telefon dhe sheh ku ka arritur pajisja e tij — pa të marrë në telefon, pa pyetur "a është gati?".

  • Link ose kod QR në faturën e pranimit
  • Ecuria e riparimit hap pas hapi
  • Njoftim kur pajisja është gati
  • Klienti vlerëson shërbimin në fund
IN//ONENDJEKJE RIPARIMI
PAJISJA HP EliteBook 850 G3 JOB-064
STATUSI TANI
Gati për dorëzim
ECURIA
Pranuar09:15
Caktuar teknikut09:40
Në proces11:02
Gati për dorëzim16:30
VLERËSO SHËRBIMIN
★★★★★
30 sekonda

Shikoje në punë.

Pyetje

Ato që na pyesin
më shpesh.

A punon në shqip?

Po. I gjithë sistemi është në shqip — nga formulari i pranimit deri te faqja që sheh klienti.

A i lëshon faturat fiskale?

Po. Fiskalizimi dhe regjistrimet kontabël bëhen brenda sistemit, pa kaluar te një program tjetër.

Si e ndjek klienti riparimin?

Me faturën e pranimit merr një link ose kod QR. E hap në telefon dhe sheh ecurinë e pajisjes së tij, pa llogari dhe pa aplikacion.

Sa kushton?

Çmimin po e përcaktojmë bashkë me serviset e para që po e provojnë. Regjistrohu në listë dhe të njoftojmë të parin.

A më duhet internet gjithmonë?

Sistemi punon në rrjetin e servisit tënd. Ndjekja online për klientin kërkon lidhje interneti.

A i mbaj të dhënat e mia?

Të dhënat e servisit tënd janë tuajat. Ti vendos kush ka akses dhe mund t'i eksportosh kur të duash.